- Details
- Published on Wednesday, 21 November 2007 13:26
- Written by Administrator
Nuk është e vërtetë që kënga ime është futur në momentet e fundit garë madje më vjen turp ta mendoj këtë. Kënga ime ka qenë konkuruese. Është i vërtetë fakti që nuk ka qenë në internet si këngë konkuruese, por kjo ka ndodhur pasi personi që merrej me faqet e internetit iu desh të shkëputej urgjentisht për shkak të shëndetit të tij, pati një operacion. Po kështu, jo për t’i bërë qejfin vetes por thjesht për t’u vetëmbrojtur nga këto dashakeqësi ju them se juria më vlerësoi denjësisht për këtë çmim. Sipas tyre unë gjithmonë kam dalë ndryshe në skenë, dhe kurdoherë me një look të ri, të ndryshëm nga ai i evenimentit paraardhës.
Gjej rastin të theksoj faktin që ‘Mikrofoni I Artë’ është një ndër evenimentet që unë vlerësoj shumë, dhe që është gjithmonë në mbështetje të të rinjve. Dhe me të vërtetë që është kështu.”- tregon ajo. Ndërkaq, informacionet e fundit që vijnë nga artistja flasin për një pjesëmarrje të saj në një film me metrazh të shkurtër. Rozana këtu interpreton rolin kryesor, personazhin e Mirës prej së cilës është vënë dhe titulli i filmit: “Mira”. Partneri i saj në film është aktori i mirënjohur Neritan Liçaj. Filmi flet për një grua të martuar e cila sakrifikon për të mbrojtur familjen e saj. Regjia i përket Dhimitër Ismajlit i cili ka fituar dhe çmimin e parë si filmi më i mirë në “Tirana Film Festival” në vitin 2005. “Mira” do të konkurojë në festivalin Robert De Niro” në Amerikë.
Marre nga Gazeta Shqiptare