Me ngjyra komb
- Details
- Published on Wednesday, 25 June 2008 11:36
- Written by lypen
Duket se këtë herë veshja ka qenë më e gjetur, përderisa është përzgjedhur nga juria si një nga dhjetë kostumet tradicionale më të bukura. Lista e dhjetë më të mirave ka vijuar me Miss Kolumbinë, Taliana Vargas, që veshi një kostum gjithë ngjyra e pendë, për të vijuar me kostumin sportiv të Miss Republika Domenikane, Marianne Cruz, e cila paraqitet si një lojtare bejsbolli, madje nuk mungonte edhe shkopi tradicional, veçse në vend të atleteve kishte këpucë të kuqe me taka të larta dhe veshja është gjithë temina.
Miss India, Simran Kaur Mundi, ka hyrë gjithashtu në dhjetëshe me kostumin e saj plot ngjyra të ndezura e vello. Një paraqitje tepër elegante dhe e mbështetur në tabanin kombëtar është ajo e Miss Kosovës, Zana Krasniqit, 19-vjeçare që nuk hyri lehtë mes konkurrenteve të Miss Universe 2008. Ajo ka veshur një nga kostumet më të bukura popullore shqiptare, të qëndisur në ar.
Miss Meksika, Elisa Najera përcolli për publikun kulturën e qytetërimit antik, Maja. Tempuj dhe pendë gjithë shkëlqim. Miss Afrika e Jugut, Tansey Coetzee është bërë njësh me natyrën me kostumin e saj të gjelbër e pendët e palloit, ngjitur në fundin e fustanit. Një fustan plot ngjyra, ornamente e xhingla përcolli Miss Peruja, Karol Castillo, një tjetër finaliste. Miss Venezuela, Dayana Mendoza hyri në dhjetëshe me një fustan ngjyrë zjarri, me pëndë, gurë e kristale. Ndërsa Miss Vietnam, Nguyễn Thùy Lam paraqitet me një fustan tradicional vendës me mëngë të gjata deri në tokë. Një riprodhim i veshjes së mbretëreshës Nam Phuong të Dinastisë Nguyen.(Gazeta Shekulli)