Pushimet m

paketave turistike prej 15 deri në 30%. Pushimet në Turqi, Egjipt e vende të tjera të organizuara dhe me paketa, kushtojnë tashmë 60 deri në 100 euro dita mesatarisht për person, në hotelet me pesë yje. Për hotelet me katër yje, pushimet kushtojnë mesatarisht 50 deri në 70 euro dita. Çmimet e hoteleve në Turqi mësohet të jenë rritur veçanërisht dhe nga kërkesa e fortë e vendeve si Rusia.

Në Kroaci, këtë vit ka patur një rënie çmimesh, kryesisht për shkak të rënies së numrit të turistëve të shtresës së mesme, të cilët janë varfëruar nga kriza botërore e kredive. Një dhomë mund të merret me qera në Dubrovnik për 30 euro nata, gjë e paimagjinueshme vetëm një vit më parë, kur çmimet rrallë herë zbritën nën 50 euro nata. Mali i Zi po përjeton vitin e tretë të çmimeve të larta në shërbimet turistike, kryesisht për shkak të marketizimit të bollshëm dhe efektiv të kryer nga qeveria e atij vendi gjatë të gjithë vitit. Dhomat në Budva, apo qyteza të tjera të bregdetit malazez, nuk kanë zbritur këtë vit nën 40 euro nata.

 

Për të dytin vit radhazi, pushimet në territorin shqiptar rezultojnë më të lirat në rajon. Çmimi i dhomave në bregdet vijon të mbetet në nivelin e 20 apo 30 eurove nata, ndërsa shërbimet e restoranteve dhe kafeneve mbeten më të lira se në vendet fqinje.

 

Shqiptarët harxhojnë mesatarisht 1 miliardë euro në vit për pushime jashtë vendit, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. Por te kjo shifër nuk llogariten vetëm shqiptarët që udhëtojnë thjesht për qëllime turistike, por edhe ata që udhëtojnë për qëllime të tjera. Po kaq para vijnë edhe nga turistët e huaj.(Gazeta Shekulli)