Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  26 °C
New York  17 °C
London  16 °C
Milan  19 °C
Berlin  13 °C
Paris  16 °C
Amsterdam  17 °C
Tokyo  26 °C

Identifikimi

Harold Pinter ikėn Nobelisti Print E-mail
Friday, 26 December 2008
Harold PinterShkrimtari dhe dramaturgu britanik vdiq në moshën 78-vjeçare. Në shqip ka të botuar të vetmin roman “Xhuxhët”, ndërsa në teatër erdhi për herë të parë në vitin 2000. Harold Pinter, shkrimtari dhe dramaturgu britanik, fitues i Çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2005, vdiq dje ndërsa vinte Krishtlindja, në moshën 78-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur e shoqja, Antonia Fraser.

Në karrierën e tij të gjatë Pinter, që prej kohësh ishte i sëmurë, ka shkruar mbi tridhjetë pjesë për teatër. Ishte edhe poet, regjisor, aktor dhe autor i disa skenareve për filma që janë bazuar në veprat e tij.

 

Ai konsiderohej që në gjallje një klasik i dramaturgjisë së nëntëqindës, aq sa është krijuar termi “pinterian” duke nënkuptuar atë çka ai apo të ngjashëm si ai shprehin për tronditjet e mëdha të shekullit.

 

I lindur në Hackney, më 10 tetor 1930 në Londër ku gjyshërit e tij, hebrej të Rusisë, kishin emigruar në fillim të shekullit. E nisi karrierën teatrale si aktor, fillimisht duke frenkuentuar shkolla të mira për aktrim, më pas duke lëvizur nëpër Irlandë një kompani të teatrit shekspirian, dhe mbante pseudonimin David Barron.

 

Karriera e tij dramaturgjike filloi pothuajse rastësisht, më 1957, kur brenda katër ditëve do të shkruante për nder të një miku një akt të titulluar “Dhoma”. Kjo vepër u shkrua në Universitetin e Bristolit më 1957. Është pjesë unikale ku është dhënë vdekja fizike.

 

Në vitin 1976 ai shkroi për regjisorin e njohur Elia Kazan skenarin “Zjarret e fundit”, dhe më 1981, “Gruaja e kapitenit francez” i regjisorit Karel Reisz me aktorët Jeremy Irons dhe Meryl Streep. Nga veprat e tij janë bazuar filmat “Festa e ditëlindjes” (1968), “Kthimi në shtëpi” (1973), “Tradhti” (1983).

 

Një dalje e tij e fundit në ekranin e madh është në filmin e John Boorman-it përkrah Peirce Brosnan-it.

 

Në shqip të përkthyer prej këtij autori kemi vetëm romanin “Xhuxhët”, i vetmi romam që ai shkroi.

 

Për herë të parë teatri i Pinterit u bë prezent në skenën shqiptare në vitin 2000. Ishte Xhevdet Ferri që solli “Tradhti bashkëshortore”. Pastaj ishin regjisorë të rinj si Erion Kame me “Dashnorin”, Ema Andrea me veprat “Nata” dhe “Qetësia” dhe së fundi Erion Hinaj me “Kamarieri memec” me të cilën u vlerësua regjisori më i mirë në Festivalit e Teatrit të të rinjve.

 

“Të shkruarit është për mua njëlloj si të hapësh portën e një shtëpie të panjohur”, pat thënë ai më 1997. Unë nuk e di se kush është në shtëpi. Nuk di as se kush do të hyjë nga porta tjetër. Nuk di kush do të vijë (...). Letërsia më e mirë është ajo që vjen nga pavetëdija. Unë i jap një formë… Unë heq, i jap formë, punoj shumë. Si përfundim është një akt i ndërgjegjshëm.”

 

Ai mbeti një shkrimtar i angazhuar politikisht dhe për këtë do të shprehej: Jam thellësisht i angazhuar si në art dhe në politikë, dhe këto të dyja ndonjëherë takohen, ndonjëherë jo. Kjo është interesante.”(Marre nga Gazeta Shekulli)

Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet