Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  23 °C
New York  28 °C
London  21 °C
Milan  26 °C
Berlin  16 °C
Paris  23 °C
Amsterdam  18 °C
Tokyo  29 °C

Identifikimi

Miku i ngushtė i Xhekson, Geller: Majkėll vdiq konfuz dhe i vetmuar Print E-mail
Fansat e Michael JacksonYlli i muzikës pop, Michael Jackson ka vdekur në Los Angeles në moshën 50 vjeçare. Ekipet paramjekësore u thirrën në shtëpinë e tij në Hollywood pasi këngëtari humbi ndjenjat. Pastaj ai u dërgua në spital, por ekipi mjekësor nuk arriti ta kthente në jetë. Zyrtarët thonë se ai nuk merrte me frymë kur ekipet paramjekësore iu përgjigjën një telefonate për të shkuar në

shtëpinë e tij. Përpjekjet për ta risjellë atë në jetë nuk patën sukses dhe këngëtari vdiq më vonë në spital.

Pritet autopsia


Vëllai i Michael Jackson, Jermaine, konfirmoi vdekjen.
"Vëllai im, mbreti legjendar i Pop-it, Michael Jackson, ndërroi jetë të enjten 25 qershor në orën 2.26 pasdite," tha ai.
"Besohet se ai pati arrest kardiak në shtëpi. Megjithatë, shkaku i vdekjes mbetet i panjophur derisa të mësohen rezultatet e autopsisë".
Trupi pa jetë i këngëtarit është dërguar në zyrën e mjekut ligjor të Los Angeles-it.
Turmat e adhuruesve të tij janë mbledhur në spital dhe në shtëpinë e tij në qytet.
Por ato po mblidhen dhe në shtëpinë ku Michael Jackson u rrit në Indiana si dhe në Times Square dhe teatrin Apollo në New York.
Adhurues dhe miq të këngëtarit kanë shprehur keqardhjen dhe kanë bërë vlerësimet e para për karierën e tij.

 

 

 

Vleresime

 


Aktivisti amerikan për të drejtat e njeriut, Al Sharpton, mik i ngushtë i këngëtarit, tha se Michael Jackson ishte një figurë historike që kishte promovuar pranimin nga shoqëria të zezakëve.
"Michael Jackson e bëri kulturë pranimin e një persone me ngjyrë ngjyrë kohë përpara Tiger Woods, Oprah Winfrey, kohë përpara barack Obamës," tha ai.
"Michael bëri me muzikën atë që ata bënë më vonë në sport, politikë dhe botën e TV dhe asnjë kontraversialitet nuk ka për ta fshirë ndikimin e tij historik".
Por Yuri Geller, një mik i ngushtë i Jackson, tha se pavarësisht nga talenti dhe fama, ai kishte bërë një jetë të vetmuar.
"Thellë në zemër, ai ishte konfuz dhe i vetmuar dhe arsyeja për këtë, besoj unë, ështe ngaqë askush nuk e kuptonte Michael Jackson.
Dhe ai kaloi nëpër ferr. Gjithsesi, tani është në parajsë, padyshim që ndodhet në një vedn më të mirë".

 

Karrierë spektakolare

 


Michael Jackson pati një karrierë spektakolare.
Jeta e tij që nga mosha 11 vjeçare, kur grupi i krijuar me pjesëtarë të famijes së tij Jackson 5 nxori këngën e parë përmes një firme të fuqishme, u zhvillua në sytë e publikut.
Karierën solo ai e nisi që në adoleshencë, por suksesin e pati sidomos në vitet '80.
Albumi i tij i vitit 1982 Thriller, mbetet albumi më i shitur në botë i të gjitha kohërave.
Muzika e tij soul, funk dhe rock, talenti si kërcimtar dhe stili origjinal, e shndërruan Michael Jacskon-in në një emblemë mbarëbotërore.

 


Jetë kontraversiale

 

Jeta e tij private nisi të mbizotëronte muzikën kur sjellja e këngëtarit nisi të bëhej gjithmonë e më eksentrike.
Imazhi i tij u godit rëndë katër vjet më parë, kur ai u akuzua për abuzim fëmijëshe para katër viteve edhe pse më vonë gjzkata e shpalli atë të pafajshëm.
Michael jackson u martua dy herë dhe lë pas tre fëmijë.
Ish-bashkëshortja e tij, vajza e Elvis Presley, Lisa Marie, tha se vdekja e Michael Jackson, e kishte tronditur dhe trishtuar.

 

**********

 


Kush ishte Majkëll Xhekson

 


Lindur më 29 gusht 1958, ishte këngëtar, kantautor, balerin, kompozitor, muzikant, prodhues disqesh. E ka nisur karrierën që në moshën 5-vjeçare, me grupin e familjes "Jackson Five". E nisi aktivitetin si solist në 1971-shin, me këngën singëll 'Got to be there'. Në 1979-ën doli përfundimisht si solist dhe u bë artisti pop më i suksesshëm i të gjitha kohërave,
Kjo ju dedikua fillimisht 'Thriller' (1982), (deri më tani albumi më i shitur në historinë e muzikës) bashkëprodhim me Quincy Jones dhe fitues i 8 çmimeve "Grammy". Sipas "Guinness World Records", Majkëlli ka shitur më shumë se 750 milionë albume. Në fakt, kjo shifër e bën artistin solist më të suksesshëm në histori.
Në më shumë se 40 vjet karrierë, Michael Jackson ka marrë dhjetëra çmime, deri edhe artisti pop mashkull më i mirë i milleniumit. Ka fituar plot 13 "Grammy Awards".

 


****

Nga 1988-a në 2005-ën, Jackson jetoi në Neverland Ranch (shitur në 2008 për 35 milionë dollarë), në të cilën kishte ndërtuar një park zoologjik privat për fëmijë të varfër dhe jetimë. Frekuentimi i fëmijëve në atë zonë private ka qenë gjithmonë (bashkë me operacionet e pafundme plastike në fytyrë) tema e preferuar e ngacmimeve mediatike për këngëtarin dhe ana më e errët e historisë së tij jomuzikore. Në 1993-shin, Majkëlli u padit për ngacmime seksuale. Një tjetër padi u bë në 2003-shin. Në 2005-ën u dënua, por u lirua më pas nga një gjykatë apeli. Në fund të 2008-ës disa media publikuan konvertimin e Xheksonit në islamik, lajm që u përgënjeshtrua nga një avokat i tij në Londër.(Marre nga Gazeta Shekulli)
Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet