Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  23 °C
New York  28 °C
London  21 °C
Milan  26 °C
Berlin  16 °C
Paris  23 °C
Amsterdam  19 °C
Tokyo  29 °C

Identifikimi

Kur liria mungonte Print E-mail
Vera BektashiPrezantohet romani i Vera Bekteshit. Ngjarje që dokumentojnë një kohë kur Shqipëria ishte një burg i madh dhe liria mungonte. "Vila me dy porta" e fut autoren ndër penat shqiptare që, edhe pa patur pretendime për të qenë njeri i letrave, ajo për të cilën shkruan ia vlen ta lexojnë. "Ky nuk është një libër për kujtimet e mia personale. Unë mund të shkruaja edhe një roman me një rrëfim tjetër, por ngaqë kam dashur që ky të mbetej një dokument, kam shkruar një roman dokumentar."


Vera Betkeshi, në prezantimin e mbrëmshëm të veprës, sa letrare, aq edhe autobiografike e dokumentare, tha këto fjalë, pasi do të falënderonte njerëzit që i ishin gjendur në turbullirat e jetës dhe ndërkohë që shkruhej ky libër.

 
 


"Vila me dy porta" e fut autoren pa frikë ndër penat shqiptare që, edhe pa patur pretendime për të qenë njeri i letrave, ajo për të cilën shkruan ia vlen të thuhet që të tjerët ta dëgjojnë dhe ta lexojnë.

 


Atë që shkruan Vera e merr seriozisht. A ka motiv më të qenësishëm dhe më të fortë se ky për të mos bërë një libër rutinë për hir të të shkruarit dhe të qenit shkrimtar?

 


Kur flet për dokumentim, Bekteshi e ka fjalën për dhënien e personazheve me emrat e tyre të plotë ose me shkurtime. Megjithëse ka qenë e kujdesshme që të mos lëndojë njeri, ajo pretendon se i ka përshkruar ata me të mirat dhe të këqijat e tyre. Sidomos me të mirat, sepse "njerëzit për të cilët shkruaj nuk kanë jetuar në kurriz të tjetrit."

 


Kurse redaktori i librit dhe botuesi i tij, Ardian Klosi, tha se është rrëfimi i jetës së autores në një periudhë tronditjesh të forta që shkojnë nga rinia e parë, tek spastrimet e viteve 1974-75, nëpër kalvarin e internimeve e deri pas kthimit të lirisë.

 


Në kopertinën e pasme të librit, ai shkruan se ky roman vjen nga një dëshmitare që jetoi paqen e rreme të majave të pushtetit dhe honeve ku e hodhën bashkë me njerëzit më të dashur ligjësia e brendshme e diktaturës ose edhe vetëm pararoja e Diktatorit. "Por pa e humbur asnjëherë humorin dhe besimin tek jeta", - shkruan Klosi.

 


Dhe më tej: "Lexuesi ka patur deri tani në dorë një numër veprash që përshkruajnë ferrin e burgjeve dhe internimeve nën diktaturën komuniste - kujtojmë ndër më të shquarat "Rrno vetëm për me tregue" të Zef Pllumit, "Ridënimin" e Fatos Lubonjës ose "Grabiani rrëzë kodrave" të Lekë Tasit.

 


Në këtë radhë romani autobiografik, "Vila me dy porta" e shfaq Vera Bekteshin si një shkrimtare me dorë të sigurt dhe veprën e saj si një nga botimet më të rëndësishme të viteve të fundit mbi periudhën e diktaturës.

 


Shkrimtarja ka aftësi të përshkruajë me lehtësi dhe me humor edhe situatat më të ndërlikuara, të krijojë me shumë finesë dhe kontraste personazhe të mjedisit të saj të ngushtë, ose edhe protagonistët e diktaturës."

 


Të pranishmit kanë parë të projektuar edhe një udhëtim fotografik të jetës së Verës që nga fëminia e lumtur, rinia e parë në vilën me dy porta, e ndodhur në vendin ku jetohej dhe shkatërrohej jeta, në të quajturin Blloku i Udhëheqjes, deri tek lumturia e fëmijës së parë jo e martesës së parë (korrigjon ajo) dhe pas kësaj, drejt e në fushat bujqësore të Vodëzës, ku portreti i hequr dhe i transformuar i gruas-autores flet më shumë se fjalët. Disa nga këto foto që u përkasin viteve të fundit të internimit '87-'88 dhe disa vite pas internimit, po i botojmë për herë të parë.

 


"Duke shkruar nxirrja jashtë dhimbje të vjetra. Dhimbja është gjithmonë aty.
Ju siguroj që, duke lexuar këtë libër, ndonjëherë do të qeshni edhe me të madhe", - tha dje Vera duke e mbyllur prezantimin e "Vilës me dy porta" dhe duke u larguar nga vëmendja e njerëzve me një përhumbje.

 


Ata ishin aty jo për shkrimtaren, por për Verën që kanë njohur dhe i kanë besuar miqësitë dhe lidhjet shpirtërore. Këta janë vetëm një pjesë e vogël që ndihen lehtësisht të motivuar për të qenë lexues të romanit, të tjerë të panjohur do të kenë arsye objektive për ta marrë në dorë sapo të marrin vesh këtë lajm të mirë.

 


Jetët e Selias

 


Në fund të një rruge, Selia dështon në përpjekjen e saj për vetëvrasje në shinat e trenit. Po atë natë, aty pranë, një vajzë gjendet e përdhunuar dhe e vrarë. Një polic, Miguel Angel, nis të investigojë çështjen dhe përfundon tek Selia dhe burri i saj, Agustini. Të dhënat e shpien gjithashtu drejt dy motrave të Selias, Karmen dhe Angela. Ja ku Miguel Angel e gjen veten brenda mjedisit të Selias.

 


"Jetët Selias", i Antonio Chavarrias, me aktorët Najwa Nimri, Luis Tosar, Daniel Gimenez Cacho, është prodhim spanjollo-meksikan i vitit 2006. Ai është përfshirë në kuadrin "Kinemasë spanjolle", seri me filma që shfaqen çdo të premte në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe të Multimedias "Marubi".

 


Opera Gala

 


Teatri i Operës dhe Baletit mbyll sezonin me një "Opera Gala". Sonte, në orën 18.30, një koncert me artistët më të mirë të vendeve të Evropës Qendrore e Juglindore, nën drejtimin e dirigjentit David Crescenzi, i cili vjen për këtë rast nga Austria.(Marre nga Gazeta Shekulli)

Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet