| Jackson, fotot e fundit 48 orė para vdekjes |
|
|
Mund të jenë imazhet e fundit të Michael Jackson-it dhe janë pikërisht fotot e provave për koncertet e programuara në Londër, për muajin e ardhshëm (korrik), të cilat janë publikuar dje në disa të përditshme britanike."Ishte në formë shumë të mirë", - është komenti i artikujve në faqet e brendshme, në të cilat citohet zëri i një personi që ka qenë prezent gjatë provave dhe që pohon:"Ishte në formën më të mirë të dy viteve të fundit". Përkrah fotove të publikuara, në të cilat shihet ende këngëtari i vdekur që kërcen dhe këndon i rrethuar nga balerinë, shfaqet dhe komenti i fotografit, i cili është dhe autor i atyre shkrepjeve në skenë, Kevin Mazur. Ai tregon se ishte i lumtur të shihte që i magjishmi Michael Jackson ishte rikthyer sërish në formë. Fotot e publikuara janë shkrepur 48 orë para vdekjes së Michael Jackson-it. TMZ: Fëmijët nuk janë të tijtë Michael Jackson-i nuk ishte babai biologjik i 3 fëmijëve të tij. Dhe, Debbie Rowe nuk është, siç mendohej deri më sot, nëna e dy prej tyre. Lajmin e bën të ditur saiti "TMZ", i cili është dhe i pari që njoftoi vdekjen e këngëtarit. Duke cituar burime "thellësisht të lidhura me lindjen e fëmijëve", "TMZ" shkruan se Michael Jackson-i nuk ishte dhuruesi i vërtetë i spermës me të cilën u ngjizën fëmijët dhe nuk ishin ovulat e Deborah Rowe ato që u përdorën për të ngjizur, por të tjera, të një "nëne me qira", identiteti i së cilës nuk është zbuluar ende. Deri më sot ishte menduar që ylli i popit i kishte pasur fëmijët, Prince Michael, 12 vjeç, dhe Paris Michael Katherine, 11 vjeç, nga ish-gruaja e tij Deborah Rowe, infermieren dermatologjike, me të cilën u martua më 1996-ën dhe u nda në vitin 1999. Këngëtari kishte fituar në mënyrë ligjore kujdestarinë e fëmijëve. Në vitin 2002 lindi Prince Michael II, që sot është plot 7 vjeç, i quajtur dhe Blanket. Jackson-i kishte bërë publike që kishte marrë "një nënë me qira", së cilës i kishte dhuruar spermën e tij për ta lindur këtë fëmijë. Tani duket se ky version nuk korrespondon më me të vërtetën. Sipas "TMZ"-së, 3 ditë pas lindjes së tij, një avokat i Jackson-it u shfaq në spital dhe mori fëmijën, për t'ia çuar më pas Michael-it. Nuk përjashtohet mundësia që këto "shpikje" të jenë bërë publike në kuadër të luftës që po bëhet për trashëgiminë. Beteja gjyqësore për 3 Jackson-ët Është e paqartë e ardhmja e 3 Jackson-ëve, për të cilët lufta ligjore për kujdestarinë ka nisur zyrtarisht. Pasi kishin jetuar vite me radhë në "parajsën" e tyre mes lodrave të kushtueshme dhe kafshëve ekzotike, për 3 Jackson-ët nis një jetë e re tani, që asnjë prej tyre nuk e imagjinonte. Gjyshërit, Joseph dhe Katherine Jackson, duan t'i mbajnë vetë. Zonja Katherine ka kërkuar përkohësisht kujdestarinë ligjore të nipërve të saj. Sipas referimeve të saitit "TMZ", zonja Jackson, nën këshillat e avokatëve të saj, ka paraqitur dje kërkesën për t'u quajtur kujdestare për 3 nipërit e saj. Në kërkesë, sipas "TMZ"-së, përcaktohej se fëmijët "nuk kanë lidhje me mamatë e tyre biologjike" dhe janë prej kohësh në "një lidhje të ngushtë" me gjyshërit e tyre, të cilët dhe po kujdesen këto ditë. Gjykata e ka mirëpritur kërkesën dhe ia ka besuar gjyshes kujdestarinë e përkohshme të nipërve, duke caktuar një seancë tjetër për ditën e hënë. Babai i Michael-it, Joseph Jackson, është i sigurt që fëmijët do të rrinë në familje. Në mbrëmjen e organizuar në Los Angeles, në kujtim të mbretit të pop-it, në të cilët familja Jackson ishte prezente e gjitha, babai, Joseph Jackson, tha: "Nipërit do të qëndrojnë me ne". Tre fëmijët, të mësuar nga babai për të mbajtur një maskë në fytyrë kur janë para publikut, në mënyrë që të fshehin fytyrën e tyre, janë fëmijë të nënave të ndryshme. Ndërkohë, ka dalë "në shesh" dhe testamenti i Jackson-it. Njëri nga avokatët e këngëtarit, John Branca, ka një kopje të testamentit të tij të fundit. Ia kishte besuar vetë këngëtari, ndërsa familja nuk ka një kopje të këtij testamenti. Mendohet që dhe kjo të jetë një betejë ligjore, e cila me sa duket do të zgjasë gjatë. Ndërsa për sa u përket hetimeve, është sqaruar përfundimisht roli i mjekut personal, Conrad Murray. Doktori ka treguar se pulsi i këngëtarit rrihte ende, dhe pse i dobët, kur ai ndërhyri. Mjeku u përpoq të mbante nën kontroll këngëtarin, bashkë me një punëtor të personelit, i cili është dhe burri që mori në telefon ndihmën e shpejtë. Doktori ka mohuar t'i kishte injektuar qetësues dhimbjesh dhe ka thënë se nuk ishte në dijeni për shkaqet e vdekjes së tij.(Marre nga gazeta shekulli)
Powered by !JoomlaComment 3.26
3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < Prev | Next > |
|---|







EUR
USD 
0.125 %






Mund të jenë imazhet e fundit të Michael Jackson-it dhe janë pikërisht fotot e provave për koncertet e programuara në Londër, për muajin e ardhshëm (korrik), të cilat janë publikuar dje në disa të përditshme britanike."Ishte në formë shumë të mirë", - është komenti i artikujve në faqet e brendshme, në të cilat citohet zëri i një personi që ka qenë prezent gjatë provave dhe që pohon:


