Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  17 °C
New York  27 °C
London  14 °C
Milan  17 °C
Berlin  13 °C
Paris  13 °C
Amsterdam  13 °C
Tokyo  26 °C

Identifikimi

Gentian Zenelaj dhe Juli Deda, pse i veme ne loje politikanet Print E-mail
Gentian Zenelaj dhe Juli DedaAta jane padyshim dy nga aktoret e humorit, me te pelqyer te momentit ne Shqiperi. Gentian Zenelaj dhe Juli Deda kane spikatur me rolet e tyre te pafund dhe arrijne gjithmone te dhurojne surpriza per spektatorin. Per ta realiteti gjeneron perdite pafundesi temash dhe karakteresh komike, madje sic thone edhe vete, do ishte e veshtire te punonin ne nje vend tjeter. Me poshte, ne nje interviste te detajuar per suplementin
  "Summer Time", dy humoristet tregojne gjithcka per aktivitetin e tyre artistik, familjet dhe sidomos per politiken, nje teme e mprehte kjo e pjeseve te tyre. Jeni duke levizur me komedine tuaj "Burri im me 0 kilometra" ne Shqiperi dhe me gjere. Per cfare ben fjale me konkretisht kjo komedi?

Genti- Komedia "Burri im ka 0 kilometra" eshte me skenar te Arben Iliazit dhe eshte pjelle e kesaj cmendurie para dhe pas zgjedhore dhe qe ende po vazhdon te na mbaje jeten peng. Eshte historia e nje kandidati qe do te beje nje femije, per t'i rregulluar jeten e tij politike, por do qe ky femije te behet sa me shpejt, urgjent. Eshte nje kandidat per deputet absolutisht deficent.

Juli- Roli im eshte ai i nje pseudo-doktori, qe eshte pajtuar nga kjo familje per t'i ndenjur mbi koke. Papritur ai kthehet ne gjinekolog dhe merr persiper gjera qe nuk di t'i beje, per shkak te fitimit financiar. Gjithcka behet lemsh dhe femija sigurisht qe nuk behet dhe mjeku nuk merr leket.

Ne realitetin shqiptar, a ka deputete te tille, deficente, sic i cilesuat ju?

Genti- Absolutisht po. Personazhi bie ne duart e nje doktori, qe e luan Juli, qe e tall dhe i zhvat parate, ndersa roli i gruas se kandidatit luhet nga Rozana Radi. Une vete jam deputeti. Regjisori i vepres ishte Milto Kutali dhe eksperienca ishte vertet e vlefshme.

Si ka qene bashkepunimi juaj i pare me Rozana Radin?

Juli- Absolutisht shume i mire. Ajo eshte aktore shume e lirshme, komunikuese, e pranon improvizimin ne skene, sepse jane te rralle aktoret qe e menaxhojne improvizimin e partnereve.

Genti- Figura e femres aty eshte vendosur shume mire dhe Suzana perfaqeson gruan qe eshte viktime e kesaj cmendurie maskiliste. Ajo ben nje levizje shume te zgjuar per te marre parate dhe per te shijuar jeten.

Jeni frymezuar nga realiteti, nga modelet e politikaneve tane, per realizimin e kesaj komedie?

Genti- Nuk ka nevoje per shume frymezim, mjafton te shohesh intervistat ne televizione dhe frymezohesh automatikisht. Na ka frymezuar situata sigurisht, ajo cmenduri zgjedhore qe ndodhi ketu.

Me cfare jeni duke u marre per momentin dhe c'plane keni per ne vijim?

Genti- Jemi duke u marre me nje emision komik dhe satirik, Ping-Pong, ne bashkepunim me radio Energy dhe Andy DJ. Aty behet ironi me fenomenet shqiptare. Emisioni transmetohet cdo te hene dhe te merkure nga ora 11:00-13:00, ku ka edhe te ftuar speciale. Ngjan disi me emisionin Rikoshet qe kemi bere ne Top Albania Radio. Kemi edhe nje bashkepunetorin tone, Samin, nje djale tejet i talentuar qe ben zerat, telefonatat e improvizuara etj. Ndersa per te ardhmen, presim se bashku me Julin te nisim nga puna per xhirimet e nje filmi ne shtator. Filmi flet per familjen shqiptare ne mes te nje tranzicioni dhe zhvendosjen e vlerave nga shpirterore ne materiale. Pra, ngrihet pyetja se sa vlen njeriu. Sa i perket "Te Dieles Shqiptare" per momentin jemi pushim, presim te vijojme sezonin e ardhshem.

Genti- Presim filmin ne shtator, shpresojme shume te realizohet, sepse ketu te ne jeta kinematografike eshte shume e dobet, nuk eshte se investohet ne kete drejtim. Me kete rast, dua te bej nje apel qe personat qe merren me keto pune te investojne me shume ne kete drejtim, sepse mundet qe nga filma te tille te dalin talente qe ne nuk i kemi pare me pare, ne menyre qe edhe ne te mos rrime te ato figurat e vjetra, te njerezit qe i kemi pare dhe sterpare. Mire eshte te kete nje bashkepunim mes brezave.

Eshte vere, sezon plazhi dhe pushimesh. Ju keni pasur mundesi te shkoni diku per t'u clodhur, apo e keni lene per me vone?

Genti- Pata fatin te bej vetem dy dite pushime ne Dhermi. Kam planifikuar nje "pale" pushime, por ende nuk e di a do te realizohen, sikurse edhe keto 10 vitet e fundit.

Juli- Nuk eshte se kemi planifikuar pushime, kam deshire te shkoj ne ndonje vend te fresket, ndoshta ne mal, sepse detin nuk e kam qejf. Une jam ndoshta personi me i lumtur me kete kohen e paqendrueshme qe po mban kete vere ne Shqiperi.

Dicka per familjet tuaja, Jeni te dy me femije, a keni kohe te rrini me ata?

Genti- Per fat te mire, me djalin tim 1 vjec e gjysme na ndihmon mamaja ime, gjithsesi une mundohem te kaloj kohe aq sa mundem me te, sa me shume te jete e mundur. Nuk mendoj se duhet te sakrifikosh shume per te ndenjur me familjen. Nese do reduktosh pak kafet dhe bisedat neper tavolina, te mos futesh shume thelle, por te flasesh vetem per gjera siperfaqesore, mund te rrish edhe me familjen. Nuk kam pse e dramatizoj situaten.

Juli- Djali eshte i vogel, vetem 6 muajsh, por vajza ime 3-vjecare arrin t'i ndjeke gjerat qe bej une, por nuk i ndjek deri ne ate mase sa te qeshe me to. Bejme batuta edhe ne familje, bertasim me ze te larte, komshinjte degjojne ato qe bejme me vajzen dhe djalin, sepse jemi pergjithesisht alegro si familje.

Si i keni marredheniet me familjen dhe kryesisht me babane tuaj, Zef Deden?

Juli- Kemi marredhenie shume te mira, takohemi sa here qe kemi mundesi, sepse ata jetojne ne Shkoder, ndersa ne ne Tirane.

Cfare ju thote fjala "Portokalli"

Genti- Fjala "Portokalli" per mua do te thote nje eksperience pune shume e mire, s'e di, mund te thote shume gjera. Aktualisht eshte dicka e kaluar. Jam i mendimit se aty vazhdon te kete artiste shume te mire, qe nga Elvis Pupa, Florian Binaj etj., te cilet bejne pune shume te mire. Por, dihet qe nuk mund te kete gjithmone malore, cdo gje ka luhatjet e veta, edhe ne majat e kabaretit boteror madje.

Deri ku shkojne ambiciet tuaja, cfare enderroni te arrini?

Genti- Une jam nje peshk i kuq, qe rritem aq sa kam akuariumin. Peshku i kuq zoteron kete veti, qe rritet aq sa eshte akuariumi, edhe puna ime keshtu eshte.

Ka pasur ndonje situate te sikletshme gjate pjeses se humorit qe keni interpretuar me njeri-tjetrin?

Juli- Jo, akoma deri tani nuk jemi vene ne siklet, kemi qeshur po, por jo siklet. Ne siklet mendoj se mund te vihesh kur partneri qe ke perballe "trashet" dhe ngaterron situatat, thote fillimin ne fund etj. Tanime une dhe Genti u beme shume vite qe luajme bashke dhe jemi mesuar me njeri-tjetrin. Ne kemi 5 vjet qe dalim cdo jave ne skene dhe i kemi fituar reflekset e duhura.

Genti- Kur ti e njeh situaten dhe je ne brendesi te personazhit, ke mundesi te ndjekesh puzzle-n qe po luan partneri. Por me eksperiencen keto gjera kalohen.

Si e organizon Juli nje dite pune normale?

Juli- (Qesh) Normalisht, nje dite normale e organizojme normalisht. Provat i bejme zakonisht pasdite, sepse pasditja eshte me kreative sesa paraditja.

Cila eshte veshtiresia juaj me e madhe gjate ngjizjes se nje pjese; skenari, interpretimi etj?

Juli- Pjesa e analizes, qe ta quajme tavolina, eshte pjesa me e rendesishme e procesit te punes, sepse aty zberthehet karakteri, situatat, marredheniet me te tjeret etj. Nese kete moment e kalon me sukses, ne mizanskene gjerat normalisht ndryshojne, sepse ndryshe eshte kur roli interpretohet ne tavoline, ne krahasim me skenen. Duhet te jesh thjesht i vemendshem dhe i perqendruar per te pare se cfare shkruan autori, sepse zakonisht informacioni i duhur ndodhet aty, edhe pse ka aktore qe lexojne paralelisht me rolin, per ta plotesuar ate.

Kemi pare jo rralle here aktore humori qe interpretojne nje pjese qe nuk e ben spektatorin per te qeshur. Cfare ka qe nuk shkon ne kete mes?

Juli- Nje aktor qe interpreton nje pjese me humor qe nuk te ben per te qeshur? Sigurisht qe eshte faji i aktorit.

Per ju eshte me e veshtire te interpretoni ne gjinine e drames, apo ne ate te humorit?

Juli- Mendoj se per te gjithe eshte me e veshtire komedia. Nese nje aktor humori luan nje drame, atehere varet edhe nga perceptimi i spektatorit, i cili e ka pare ate ne situata shpotitese.

Genti- Kurse une jam i mendimit qe drama eshte me e veshtire. Mund te gjesh shume forma per ta bere dike per te qeshur, por qe t'i shkaktosh tjetrit emocione dhe ndjesi te forta emocionale, duhet qe pjesa dhe aktori te jene shume te mire, qe ti ta besh spektatorit ta besoje vertet ate qe po i ndodh personazhit.

Sa e veshtire eshte te jesh aktor sot ne Shqiperi?

Juli- Shikoni, te jesh aktor, sot eshte e veshtire ne te gjithe boten. Me veshtire se ne Shqiperi eshte te jesh aktor ne Amerike, ku ka me mijera te tille. Por ne Shqiperi eshte e veshtire, pasi ne duam te fitojme buken e gojes me kete pune, por ky profesion ka luhatjet e veta dhe jo gjithmone eshte i mundur fitimi.

Domethene, per t'u bere i pasur nuk behet fjale?

Juli- I pasur behesh vetem po te jesh minister dhe te kesh marre tre tendere. Ose po te jesh doganier.

Si e gjykoni faktin qe gjate fushates elektorale, ne listat zgjedhore ishin pjese edhe personazhe te jetes publike, qe nuk kishin pasur lidhje me politiken?

Genti- Situata qe shume anetare te Big Brother kandiduan per deputete, ishte shume qesharake. Nuk eshte se perdoren emrin e tyre per te perfituar, ishin thjesht skupe gazetareske.

Juli-Nje force politike ka te drejte te te perdore, sepse ajo ashtu jeton; ne baze te nje publiciteti qe i vjen ne menyre indirekte, qofte me emrin tend, qofte me emrin e dikujt tjeter. Nje force politike e ben kete ne te gjithe boten. Edhe ne SHBA del aktori Bruce Eillis dhe mbeshtet nje krah politik, por ideja eshte se perse keta njerez e lene veten te shkojne deri ne kete pike. Jo te gjithe mund ta shohin veten e tyre te perfshire ne politike, sepse jo te gjithe mund ta bejne kete.

Po ju, e keni menduar ndonjehere perfshirjen tuaj ne politike, ndoshta ne te ardhmen?

Juli- Nuk eshte ceshtja se e kam menduar apo jo te ardhmen time ne politike. Deri tani nuk e shoh kete te ardhme, se cfare mund te ndodhe pas 5 ose 10 vjetesh, nuk mund te them. Tani jam ne forme per kete qe bej, ne momentin qe do me bien forcat, do e mendoj, do konsultohem etj.

Genti- Une nuk di qe ndonje artist te kete qene i suksesshem ne politike. Sidomos ne Shqiperi nuk ka ndonje te tille. Sepse nje artist kurre nuk do mund te jete pjese e rendesishme e politikes, por do jete ne stol te rezervave, sic kane qene te gjithe artistet ketu te ne, imazhi viziv i te cileve eshte perdorur.

Juli- I vetmi politikan i suksesshem ka qene Ronald Regan, i cili ka qene aktor, por jo ndonje aktor kushedi sa i mire. Po iu fute politikes, si ne cdo profesion, ose i futesh per te bere karriere, sepse politika pa karrieren eshte kot; sikurse eshte cdo profesion tjeter, qe nga arti, mjekesia etj. Nese nuk e ke kete mundesi, me mire mos iu fut fare, beje karrieren atje ku e ben mire. Prape une them qe nuk e di cdo behet me te ardhmen time, ndoshta nga mosha 45-vjecare kushedi se cfare ndodh. Sigurisht qe jam i informuar, ndjek goxha politike permes televizionit dhe medieve.

Genti-Une ne vitin 1996 kam qene kryetar i Forumit Socialist ne Shengjin, por arrita te kuptoj qe kjo qe po bej per momentin eshte shume me e forte, shume me argetuese, plus qe gjate ketyre viteve qe ne kemi qene personazhe publike, kemi pasur mundesine te ndjekim nga afer jeten politike shqiptare. Krahasuar me kete qe po bejme, kjo e jona eshte shume me lart. Aktrimi nuk krahasohet me politiken. Ti del cdo te diel dhe u jep kenaqesi njerezve, kjo eshte nje gje shume e madhe, ne nuk i kemi problemet e votave 54% me 46%.

Keni pasur ndonjehere probleme me personazhet e politikes qe keni imituar?

Genti- Jo, madje Fatos Nanon e kam takuar, ishte i kenaqur, urimet e tij m'i ka dhene Erion Brace gjithashtu. Nese nje njeri ka pak edukate qytetare, arrin ta kuptoje qe humori eshte elite, eshte pjace. Me qytetar nga te gjithe eshte treguar Erion Brace, te cilin edhe pse ne e kemi ngacmuar shume neper numra, mori pjese ne nje pjese tonen, qe ishte nje arritje shume e madhe personale e tij. Ai theu disa barriera qe ne Shqiperi ekzistonin akoma, duke marre pjese drejtperdrejt ne nje numer humori.

Juli-Ti je ne qender te vemendjes dhe perderisa dikush ben humor me ty, ai eshte marre per te pakten nje jave me personazhin, qe do te thote se te ka vleresuar.

Cili eshte roli me te cilin jeni ndjere me mire?

Genti- Roli me te cilin ndjehem me mire, eshte ai i Arjan Canit. Ai me buron, me te nuk kam nevoje per tekst. Ndoshta e ndjek me shume se c'me ndjek ai mua dhe kam marre komente shume negative prej tij, por nuk eshte se me ka shqetesuar shume ky fakt. Ne fund te fundit, une bej detyren time, sikurse ben edhe ai te tijen.

Juli- Kam shume role qe me pelqejne. Tha mire Genti, ka disa role qe nuk ke fare nevoje per tekst dhe keta jane ata role qe te pelqejne me shume. Ne pergjithesi, me kenaqin karakteret qe i kenaqin edhe njerezit, pavaresisht nese ai rol eshte bere edhe me pare.(Marre nga Gazeta Koha Jone)
Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet