|
SHBA, cifti martohet para dyqanit te dhuratave |
|
|
Te premten e fundit te muajit nentor amerikanet e quajne "Black Friday" sepse eshte dita kur nisin te blihen edhe dhuratat per Krishtlindje. Shume amerikane mbushin qendrat tregtare dhe dyqanet e dhuratave, madje duke mbajtur edhe rradhe te gjata perpara dyerve. Por nje cift i vecante qe e kishte caktuar daten e marteses pikerisht diten e premte, nuk ka dashur te heqe dore
nga riti i pervitshem, duke vendosur qe celebrimi te kryhej pikerisht gjate radhes se pritjes para dyqanit "Best Buy" ne Michigan. Jennifer dhe Edward i kane premtuar besnikeri deri ne vdekje njeri-tjetrit. Deshmitare te kesaj martese ishin njerezit e shumte qe prisnin ne rradhe. Te buzeqeshur dhe te lumtur ata jane shprehur se muaji i mjaltit mund te evitohet per shkak te mungeses se parave, por edhe nese vendosin te udhetojne, ndoshta nuk do largohen shume nga shtepia e tyre.(Marre nga shqip.com)
Tags:
Martese, Cifte, Dhurata, Black Friday, Krishtlindje, Best Buy,Michigan, Jennifer, Edward,
Click to add your tags...,
|