| Sa kushtojn |
|
|
|
Industria e festivalit në RTSH. Sa kushton të marrësh pjesë. Vetëm pak ditë na ndajnë nga ngjarja muzikore e dhjetorit. Ndonëse magjia e Festivalit të Këngës në RTSH nuk është ajo e dikurshmja, sepse prej disa vitesh nuk është më i vetmi dhe mbarëkombëtari, njerëzit vazhdojnë të jenë të interesuar për të. Jo thjesht sepse duan të dëgjojnë muzikë të mirë, apo sepse fituesi për të pestin vit shkon në "Eurosong" por edhe për faktin që festivali është shtetëror, zyrtar, pra zhvillohet me fonde publike. Janë paratë e taksapaguesve të cilët e ndiejnë veten pjesë të kësaj ngjarjeje. Për këtë edicion të 46-të të festivalit, mësohet të jetë akorduar vlera 20 milionë lekë të reja, fond ky që rrotullohet rreth kësaj shifre prej disa vitesh. Zërat që mbulon kjo vlerë janë skenografia, pagesat e stafit organizator, prezantuesit, të ftuarve, etj. Veç Pirro Çakos dhe Elsa Lilës që do bëjnë rolin e prezantuesve, këtë vit pritet që të ngjiten në skenën e festivalit, me statusin e të ftuarit grupi nga Tetova "Elita 5", grupi italian "Neri per caso" dhe ai suedez "Red Neck". Ende nuk dihet se sa do të kushtojnë të ftuarit. Organizatorët shpresojnë që ata të vijnë vërtet dhe të munden t'iu plotësojnë kushtet teknike që ata kërkojnë. Në fondin e rezervuar për festivalin përfshihen edhe pagesat e konkurrentëve. Është bërë traditë që të gjithë këngëtarët marrin një lloj subvencionimi për pjesëmarrjen. Bëhet fjalë për shumën 100 mijë lekë të reja që ndahet mes gjithë realizuesve që janë kompozitori, orkestruesi, realizuesi i tekstit dhe këngëtari. "Përveçse promovohet në skenën e festivalit, këngëtari fiton edhe një këngë. Ky është një investim nga ana e shtetit për muzikën e lehtë shqiptare", - thotë drejtori artistik i Festivalit në RTSH, Edmond Zhulali. Megjithatë, një këngë nuk kushton 1 milion lekë të vjetra, por shumë më tepër. Në rastin kur këngëtari ftohet nga ana e kompozitorit për të kënduar krijimin e tij, nuk i duhet të paguajë asgjë. Kjo ndodh në rastet e këngëtarëve në zë, që kompozitorët i zgjedhin me qëllim suksesin e garantuar, promovimin e krijimeve të tyre dhe në rastin e festivalit të dhjetorit, me shpresën për të shkuar në Eurofestival. Në këtë rast këngëtari fiton një këngë dhe 20 apo 30% të shumës së subvencionuar. Ndërsa në rastin e kundërt, kur i interesuari është vetë këngëtari (siç ndodh rëndom), atëherë duhet të paguajë deri në tre herë më shumë të vlerës që subvencionon festivali. Për të realizuar një këngë, këngëtarit i duhet të shpenzojë 1500 – 3 mijë euro. Shifra që lëvizin në varësi të studios ku realizohet kënga (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Rumani). Kërkesat e shumta të këngëtarëve, dëshira e të rinjve për tu promovuar dhe futja në lojë e studiove të huaja, ka bërë që vlera financiare e një kënge të rritet nga viti në vit. Duke pasur parasysh strukturën e festivalit të dhjetorit, përveç fitueses dhe tek-tuk ndonjë tjetre, këngët mbeten në këtë skenë. Këngët nuk botohen në albume dhe këngëtari nga festivali nuk i merr mbrapsht lekët e shpenzuara. Gjithsesi, kënga është e tij, mund ta këndojë nëpër koncerte dhe të paguhet për pjesëmarrjen. Por jo të gjithë nga 30 pjesëmarrësit në festival e kanë këtë fat. Ndërkaq, në festivalet private këngët që përfitojnë nga ky lloj subvencionimi janë këngët e natës finale (15-18), që marrin edhe një trofe për komponentë të ndryshëm. Por ajo çka kanë plus privatët është promovimi që i bëhet këngëve dhe këngëtarëve. Për javë të tëra ata shfaqen në ekranet e televizioneve apo në valët e radiove dhe për një publicitet të tillë paratë janë të justifikueshme. Gjithsesi, shtetëror apo privat, festivalet qarkullojnë shuma të mëdha parash. Muzika e kënduar është kthyer në një industri të madhe që si kudo tjetër po krijon elitën e saj të pasur. Sa kushton një këngë 1500-3000 euro - çmimi i një kënge 1 mijë euro - çmimi më i ulët i një kompozimi 30 mijë lekë - 500 euro - çmimi i tekstit 10-15 mijë lekë, kushtonte deri dy vjet para teksti i një kënge Marre nga Gazeta Shekulli
Powered by !JoomlaComment 3.26
3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < Prev | Next > |
|---|







EUR
USD 
0.593 %






Festivali i fundvitit subvencionon 100 mijë lekë për çdo këngë konkurruese. Kur këngëtari troket tek kompozitori, i duhet të paguajë deri 3 herë më shumë. Në të kundërt, fiton një këngë


