Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  17 °C
New York  27 °C
London  13 °C
Milan  17 °C
Berlin  13 °C
Paris  13 °C
Amsterdam  13 °C
Tokyo  26 °C

Identifikimi

Mbyllen procesverbalet nė PD: Ēiljeta e klipeve tė nxehta, votė masive Print E-mail

Ciljeta XhilagaKa perfunduar kete pasdite në PD procesi i hartimit te procesverbaleve të Kuvendit dhe procedurat mbyllese per votimin per anetaret e rinj të Keshillit Kombetar te kesaj partie. Bie ne sy qe Partia e cila i ka shndërruar këto muaj "brekët e Edi Ramës" (siç eshte shprehur kryetari Berisha) në çështje morali kombëtar - nuk e ka patur aspak problem të votojë me shumicë absolute në Kongres, këngëtaren Çiljeta Xhilaga, te njohur per

 

klipet e saj te nxehta. Dhe jo vetëm kaq. Këngëtarja e njohur, një nga hitet e së cilës titullohet "Sa e kam b...thën e mirë", (videoklipi mund te shihet në videon shoqeruese të këtij artikulli ose në adresen http://www.youtube.com/watch?v=jnh4dbeluhw) është në vendet e para për nga numri i votave të marra, çka do të thotë se ajo (nëse merr firmën e Berishës) do të jetë anëtare e Këshilit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Burime brenda PD-së, bënë me dije sot pasdite për Shekullin, se Xhilaga ka marrë masivisht vota nga 1218 delegatët e Kongresit të kësaj partie.

 


Ata kanë votuar për një listë me 100 emra, nga të cilët 35 janë të kooptuar dhe të tjerët sipas renditjes fitojnë një vend në Këshillin Kombëtar.

 


Burimi që dëshironte të mbetej anonim, shtoi se jo vetëm "delegatët e thjeshtë", por edhe "zyrtarë të lartë dhe ministra të PD-së" e kanë renditur Çiljetën në krye në listën e tyre të votimit.

 


Megjithëse e votuar, sipas rregullores së bredshme të PD-së, Çilit, do t'i duhet të presë edhe firmën e Berishës për të qenë në organin më të lartë të Partisë.

 


Megjithese, kreu i saj eshte iniciator dhe mbeshtetes i martesave brenda gjinisë, me fushatën e muajve të fundit ndaj "qëndrimit moral të rivalit Rama" - PD i është kthyer retorikes së fortë "në mbrojtje të familjes".

 

Me këtë qëndrim PD dha përshtypjen se u qëndronte larg sidomos sjelljeve të pahijshme në plazhe dhe shfaqjeve të huaja. Por me sa duket partia me e madhe e shumicës shfaqet paksa kontradiktore në shijet dhe qendrimet e saj mbi këto tema. (Marre nga gazeta Shekulli)

Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

Tags:
Click to add your tags...,
 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet