Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  17 °C
New York  27 °C
London  14 °C
Milan  17 °C
Berlin  13 °C
Paris  13 °C
Amsterdam  13 °C
Tokyo  26 °C

Identifikimi

Olen Ēezari: Mė nė fund kėtu ėshtė hapur horizonti Print E-mail

Olen CezariGjysma italiane e violinistit shqiptar. Çezari tregon për karrierën pas ikjes nga Shqipëria, për muzikën dhe çmimet, joshjet e reja, rroku, popi, jazz-i. "Lucio Dalla më mësoi sesi bëhen disqet, si punohet kënga, si shqyrtohet një harmoni, një tekst, mënyrat e kompozimit." Violinisti ka ardhur në Tiranë për Festivalin e 48-të të Këngës në RTSH, i ftuar në juri. Sonte, në mbrëmjen e fundit ai interpreton për publikun një pjesë dance, kombinuar me muzikë klasike dhe folk shqiptar. Duket i tërhequr pas tingujve

të traditës, gjë që e evidenton edhe në krijimet muzikore të këtij festivali. Nga 18 këngët e kënduara nga të rinjtë në natën e dytë, 5 i cilëson "të mrekullueshme". Diku vlerëson zërin, tek një tjetër tekstin, apo muzikën. "Kënga më e bukur është ajo që të vjen në një moment, jo ajo që ti konstrukton. Vetëm se nuk vjen përditë ai moment. Unë besoj se në këtë festival ka dy-tri këngë që kanë ardhur kështu nga qielli", pohon Çezari.
Është larguar nga Shqipëria 13 vjeç për në Itali, ku vazhdoi studimet në Konservatorin "Santa Cecilia" të Romës, që e përfundoi në moshën 17-vjeçare. Më pas një vit studim në Austri, në Konservatorin "Mozarteum". Pas Austrisë, largohet për në Amerikë me një tjetër bursë. I ngopur me formim muzikor klasik, ai fillon të shkojë pas rrymave të tjera muzikore popit, rrokut, jazz-it.
"Me Bob Dylanin kemi qenë në një koncert në Bolonjë, para Papa Gjon Palit II. Unë njihja mirë të birin e tij, Jakob Dylanin. Ishte një përvojë shumë interesante", kujton në këtë bisedë Çezari.
Bashkëpunimet më me rëndësi ngelen brenda Italisë, vendi ku jeton prej 20 vjetësh dhe "që i ka hapur dyer në një moment kur Shqipëria nuk i hapte", me këngëtarët Lucio Dalla, Sergio Cammariero, Enrico Giaretta, dhe bashkëpunimin me Simone Cristicchi-n në aranxhimin e këngës "Ti regaleró una rosa" në Sanremo 2007.
Në vijim ai flet për gjysmën italiane të violinistit shqiptar dhe joshjet e reja drejt muzikës.

Olen, çfarë mendimi ke për nivelin muzikor të të rinjve?
Nga 18 këngë të natës së mbrëmshme, 5 prej tyre ishin të mrekullueshme. Kishte këngëtarë të mirë që hynë tek 5 të përzgjedhurit, por ngelën aty. Juria duhet të zgjidhte vetëm 2 këngë. Për mendimin tim, kënga fituese ishte super.

 

Po për rrymat që ata preferojnë?
Më pëlqen ajo ndjeshmëri që është përhapur këtu në Shqipëri. Është normale që njerëzit të shohin dhe të dëgjojnë se çfarë bën edhe muzika botërore. Unë ndjeva këtë. Më në fund është hapur horizonti komplet. Në Itali kjo nuk ndodh sepse atje janë të lokalizuar në popin italian dhe atë e kanë eksportuar në të gjithë botën. Muzika latine, gjithë Amerika e Jugut për shembull, bazohet në popin italian.
Në këtë festival unë ndjeva një lloj kërkimi të rafinuar të motiveve etnike. Kishte shumë influencë elektronike në festival. Nuk e di nëse kjo është moda e momentit në Shqipëri, apo është një referencë e lidhur me Festivalin Evropian. Në këtë festival shumë gjëra janë elektronike. Nuk e di se për çfarë motivi, por vlerësimi është i mirë.

 

Nga përvoja jote, a duhet të nisë qysh herët qasja me muzikën?
Secili afrohet me muzikën kur të ketë mundësi. Normale që sa më përpara të fillosh, aq më mirë është. Është si gjuha e huaj.
Që i vogël u ushtrova me muzikën klasike dhe vazhdova kërkimin deri në majën e Everestit në muzikën klasike. Kur mbaroi repertori, atëherë thashë: "Po tani çfarë do të bëhet?". Aty filloi kërkimi për muzikën e lehtë, për muzikën etnike, për muzikën e botës. Në këto momente, jam duke punuar për diskun tim, që është 80 për qind gati i mbaruar. Ideja e këtij disku është një udhëtim nëpër muzikën e botës, që fillon nga Argjentina dhe mbaron në Australi. Kam bërë një kërkim kulturor për tingujt, instrumentet muzikore, mënyrën e interpretimit, këngët e këtyre vendeve.

 

Kohët e fundit je shprehur në një media që ndjen nevojën e kthimit në Shqipëri?
Jo, nuk kam nevojë. Kam dëshirë. Kam dëshirë të sjell për publikun muzikën që bëj. Por, jo për publikun elitar shqiptar, që paguan lekët për Teatrin e Operës, Pallatin e Kongreseve. Mendoj që muzika u përket të gjithëve, kështu që duhet të jepet mundësia që ajo të hyjë në veshin e të gjithëve.
Deri tani kam qenë në 60 vende dhe kam pasur fatin të bëj një tur botëror me këngëtarin Lucio Dalla. Gjatë 2 orëve të koncertit të tij, kisha një bllok të timin, 10 min, ku bëja një miks improvizimi me muzikën klasike më të njohur dhe me momentet virtuoze solistike. Ishte momenti im. Ky turne zgjati një vit e gjysmë.

 

Çfarë të kthen?
Ky është vendi im. Flitet gjuha ime. Kthehem këtu për shumë motive. Kam shtëpinë time, njerëzit e mi, tokën time.

Në Itali të kanë quajtur "Paganini i ri". Përse?
Ndodhi për një sekuencë ngjarjesh. E para sepse fitova konkurs "Foyer des Artistes" dhe mora medalje të artë për ekzekutimin e "Kapriçove" (Caprices) të Paganinit. Pas konkursit, pata një kontakt me Pippo Baudo-n, për konkursin me muzikantët televizivë italianë. Natën e fundit ata donin që unë të ekzekutoja një pjesë tjetër, në mënyrë që të skualifikohesha sepse po të fitoja unë, bllokohej programi. Aty ndodhi një "gurgule", sepse unë nuk doja ta interpretoja pjesën që më dhanë. Bëra pjesën që doja, "Capricion e 24-të". Fitova dhe u bllokua programi. Të nesërmen, gazetat e Italisë e publikuan të gjitha këtë fakt.

 

Kë ke të dashur nga kompozitorët?
Ka një pjesë që më pëlqen shumë, që as nuk është e konsideruar muzikë klasike, por është e kompozuar me një çelës komplet klasik. Muzika e filmit "Scindler's List" e krijuar nga John Williams. Janë të shumtë kompozitorët që më tërheqin: Beethoven, Mozart, Mendelssohn, Paganini, Tchaikovsky.

 

Çfarë marrëdhënie ke me violinën?
Përpara vjen violina, pastaj fidanzata (E dashura).

 

Në galerinë tuaj të trofeve rrinë bashkë çmimi "Rodolfo Lipizer", "Mozart" në Austri, ai "Foyer des Artistes". Cili është më domethënësi?
Më i bukuri ishte ai që mora në Shqipëri më 1989, si "Artisti më i mirë". Ai më ka ngelur në mendje. Ndoshta gjërat që ke bërë në shtëpinë tënde të pëlqejnë më tepër sesa ato që ke bërë në shtëpitë e të tjerëve. Megjithëse tani Italia është shtëpia ime.

 

Jashtë Italisë ke pasur bashkëpunime me këngëtarët e rrokut, Lenny Cravitz dhe legjendën Bob Dylan. Çfarë mund të na përmendësh prej tyre?
Me Kravitzin jo. Ai më kërkoi të isha tek disku i tij i parë. Në atë kohë, kisha një grup të timin klasik, u ktheva në Evropë dhe nuk e bëra.

 

Po me Dylanin?
Me Dylanin kemi qenë në një koncert në Bolonjë, për Papa Gjon Palin II. Unë njihja mirë të birin e tij, Jakob Dylanin. Kemi bërë disa prova me instrumente para koncertit. Ishte një përvojë shumë interesante.

 

Në Itali cili ka qenë më i rëndësishmi?
Për mua, bashkëpunimi më i rëndësishëm është me Lucio Dalla. Në një farë mënyre, i vodha zanatin. Ai më mësoi sesi bëhen disqet, sesi punohet kënga, sesi trajtohet kënga, si shqyrtohet një harmoni, një tekst, mënyrat e kompozimit.

 

Më jetëgjati ka qenë është me Cammarieren, apo jo?
Për mendimin tim Sergio Cammariere është artisti më i fortë që ka Italia në këto momente, pianist. Jemi shumë miq dhe unë bllokoj gjërat e mia vetëm të shkoj në koncert me të. Është bashkëpunimi më i gjatë që kam pasur deri më sot, 15 vjet.

 

Jetojnë në paqe klasikja me rrymat e tjera tek ty?
Po. Pa asnjë lloj problemi.

 

Çfarë do të interpretoni për publikun nesër?
Një pjesë dance, improvizim me shije klasike, pak shqiptare dhe efekte.(Marre nga gazeta Shekulli)

Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet