Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  17 °C
New York  27 °C
London  15 °C
Milan  17 °C
Berlin  13 °C
Paris  13 °C
Amsterdam  13 °C
Tokyo  26 °C

Identifikimi

Libra pėr ditė tė vėshtira Print E-mail

LibraBiblioteka Kombëtare 1000 libra për bibliotekat e shkollave në zonat e përmbytura. Uji është tërhequr, shumë banorët janë kthyer në shtëpi, të tjerë kanë mbetur ende në evakuim, rrugët, jo të gjitha, janë bërë të kalueshme, procesi mësimor ka filluar dhe vazhdon "normalisht" në të gjitha zonat e prekura nga përmbytja. Fëmijëve dhe të rinjve të shkollave që këto kohë fatkeqësia nuk i ka dalluar nga të rriturit, ka njerëz që mendojnë t'u çojnë pranë libra. Biblioteka Kombëtare ka marrë përsipër të dhurojë 1000

 

tituj për bibliotekat e shkollave në zonat e përmbytura. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari tha dje se për zonën në fjalë në historinë e së cilës "ka spikatur elementi bibliotekë, ndjejmë detyra disafishe. Këtë lloj ndihme Biblioteka e jep nga koleksionet e saj rezervë, me libra të përdorur dhe të rinj, dhuratë botuesish dhe autorësh".


Plasari pohoi se ky kontribut është miratuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përfaqësuese të së cilës kishte dje zv/ministren Suzana Turku.
Dhurata janë libra letrarë, historikë, botime tradicionale. "Kontigjenti i dytë do të jetë sipas nevojës së bibliotekave", shtoi Plasari.

 


Drejtori i Bibliotekës së qytetit të Shkodrës Gjovalin Çuni i ardhur për këtë punë në Tiranë tha se kontingjenti i 1000 titujve do të shpërndahet në bashkëpunim me shtabin e emergjencave civile në Shkodër, në bibliotekat shkollore të komunave Dajç, Ana e Malit, Velipojë, Bushat etj. 20 shkolla gjithsej që i takojnë qarkut dhe qytetit, 4 janë shkolla të qytetit.

 


"Ndoshta ju do të thoni e kush e ka mendjen për libra tani në Shkodër. Por unë them se ngushëllimi më i mirë mund të ishte libri", tha Çuni i cili është koordinator për këtë rast.

 


"Dëshiroj t'ju bëj një apel të gjithë botuesve shqiptarë që t'i bashkohen kësaj shenje solidariteti të Bibliotekës Kombëtare për fëmijët." Çuni shtoi se kësaj ndihme i shtohet edhe ndihma e Bibliotekës së Shkodrës. Priten, ndërkaq, të dhëna për dëmin që është shkaktuar në shkolla dhe bibliotekat e tyre. (Marre nga gazeta Shekulli)

Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

Tags: Libra, Bibloteka Kombetare, ,
Click to add your tags...,
 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet