Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  23 °C
New York  28 °C
London  21 °C
Milan  26 °C
Berlin  16 °C
Paris  23 °C
Amsterdam  18 °C
Tokyo  29 °C

Identifikimi

Xhelili: Kam besim tek Pirandello Print E-mail
PersonazheFillojnë provat e tavolinës për "Gjashtë personazhe kërkojnë autor". Regjisori Mehmet Xhelili ka zgjedhur Pirandellon për problematikën aktuale dhe për forcën e saj për të thithur publik. Premiera në mars. Teatri Kombëtar prezanton për median premierën e dytë të këtij sezoni artistik. Është vepra e Luigi Pirandellos "Gjashtë personazhe kërkojnë autor", që e ka marrë
përsipër ta realizojë regjisori Mehmet Xhelili. Ka dhjetë ditë që ka filluar provat e tavolinës me aktorët Fatos Sela, Eftjola Laçka, Marjeta Ljarja, Dritan Boriçi, Holta Daku, Fadil Kujovska, Olta Gixhari, të pranishëm në prezantim. Kur shpjegoi arsyet se përse zgjodhi veprën e Pirandellos, regjisori Mehmet Xhelili shmangu thënien: "kryevepër e dramaturgjisë botërore", "vepra të mëdha që sjellin mesazhe të mëdha", një refren i mërzitshëm që dëgjohet nga regjisorët sa herë realizojnë një shfaqje.


"Për një regjisor, zgjedhja e një pjese në radhë të parë lidhet me mundësinë që jep vepra që ta kënaqë atë si regjisor, ta realizojë atë", përmend si kusht të parë Xhelili. Pastaj ai rendit forcën tërheqëse që vepra ka për publikun, subjektin, gjuhën, problematikën e mprehtë që trajton dhe "aftësinë që për të krijuar spektakël".

 


Duket se i ka gjetur të gjitha që kërkon për të bërë teatër, tek Pirandelloja. "Më mirë se çdo vepër tjetër në këtë moment dhe në këtë vend, e cila mund të konvergojë këto paralele, këto interesa që unë sapo përmenda" tha Xhelili pa dhënë komente për vështrimin individual regjisorial ndaj "Gjashtë personazheve".

 


Vepra e nobelistit italian (1934) Luigi Pirandello "Sei personaggi in cerca d'autore", është shfaqur premierë më 9 mars 1921 në teatrin "Teatro Valle", Romë.

 


Një autor, pasi ka krijuar dhe u ka dhënë jetë gjashtë personazheve, vendos t'i braktis, të mos i pranojë më në novelat e tij, t'i largojë nga bota e artit. Autori i kishte caktuar një fat të dhimbshëm secilit prej tyre, pjesë e një familjeje të përbërë nga Babai, Thjeshtra, Nëna, Biri, Vogëlushja dhe Djaloshi.

 


Dramën e tyre, personazhet vendosin ta tregojnë në një skenë teatri, ku një regjisore po punonte me një trupë profesioniste aktorësh. E tërhequr nga rrëfimi i tyre, regjisorja i lejon ta luajnë dramën në skenë, edhe pse mungon autori.

 


Personazhet nuk bien dakord me aktorët, dhe kjo sjell humor në skenë.
"Një histori njerëzore që në të njëjtën kohë ka në fokus problemet që kanë të bëjnë me teatrin, poetikën e teatrit, magjinë e tij, forcën e jashtëzakonshme që ka për të ngjallur, për të sjellë në jetë dramat njerëzore", shpjegon regjisori.

 


Xhelili beson se "Gjashtë personazhe kërkojnë autor" është nga ato vepra që i bëjnë nder Teatrit Kombëtar dhe jep një kontribut në zhvillimin e tij të mëtejshëm.

 


Nisur nga kjo perspektivë që dha dje regjisori urojmë që drama e Pirandellos të shihet edhe nga aktorët tanë. Jo vetëm për leksionet për teatrin që ai ka në tri aktet e dramës, por edhe për mënyrën sesi e trajton nobelisti "konfliktin e përjetshëm" personazh-aktor.

 


"Kam besim të plotë që kjo vepër, duke u mbështetur edhe tek trupa realizuese e saj, do të arrijë me tërë forcën e saj edhe tek publiku", përfundon Xhelili.
Premiera mendohet të shfaqet më 15 ose 20 mars.
"Gjashtë personazhe kërkojnë autor" është përkthyer nga origjinali italisht nga Donika Omari.

 


Skenografia i është lënë në dorë Genc Shkodranit, ndërsa kostumet Anila Zajmit.
Në Shqipëri, Luigi Pirandello (1867-1936) njihet më tepër si shkrimtar, e pak si dramaturg. Në vitin 2000, në skenën e Teatrit Kombëtar është shfaqur "Njeriu virtyti kafsha", me regji të Drita Agollit.
Kurse, vitin e kaluar, drama "Morsa" u shfaq në Festivalin e Regjisorëve të Rinj, me të cilën konkurronte Najada Elmazi.

 


Pirandello gëzoi Çmimin Nobel më 1934 për "ringjalljen e guximshme dhe brilante të dramës skenike". Tipike tek vepra dramaturgjike e Pirandellos, është dëshmia se si arti dhe iluzioni ndërthuren me realitetin e jetës, se si njerëzit i shohin gjërat ndryshe, dhe se si realiteti është në të njëjtën kohë i vërtetë dhe i rremë.

 


Premiera hipotetike

 


Në mbyllje të konferencës së djeshme me median drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, bëri të ditur se premiera e tretë e teatrit, do të jetë një vepër shqiptare. Pas "Elektra" që është në proces dhe "Gjashtë personazhe kërkojnë autor" që sapo ka filluar, Skrami flet për një vepër tjetër që dihet se nga do vijë por nuk dihet se cila është. Ajo do të jetë vepra që do të fitojë Konkursin e Dramës Shqipe.

 


Konkursi nuk është në proces dhe askush nuk ka si ta dijë cila është fituesja dhe çfarë niveli ka ajo. Rezultati i konkurseve të Dramës Shqipe ka qenë gjithnjë i trishtueshëm: Vepra që kanë zhgënjyer. Kurse Skrami ka sigurinë që ajo vepër do të jetë e mirë, aq e mirë sa ta fusë në kalendar që tani si premiera e tretë e sezonit që do të nderojë 65-vjetorin e themelimit të Teatrit Kombëtar.(Marre nga gazeta Shekulli)

Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

Tags: Mehmet Xhelili, Luigi Pirandello, Teater,
Click to add your tags...,
 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet