Enxhi shkaktarja? Çiftet e "Big Brother" në "krizë"
- Details
- Published on Sunday, 28 February 2010 11:18
- Written by lypen
E me gjithë këtë, përsëri mes këtij çifti, jo çdo gjë ka shkuar mirë. Ai (Jetmiri), kohët e fundit po shoqërohet shumë me Enxhin, banoren më të re dhe për këtë gjë nuk i ka ardhur mirë Rezartës e midis tyre kanë lindur konflikte. Gjithashtu, Erioni dhe Bertina kanë shfaqur shprehje xhelozie mes njëri-tjetrit. Kjo për shkak të disa veprimeve të Bertinës më djemtë e shtëpisë. Po ashtu, edhe atë shpesh e bezdisë afrimiteti i shumët që Erioni ka me Oltën.
*****************
Femra rivale të shtëpisë
Marrëdhënia mes vajzave të shtëpisë së "Big Brother" nuk është dhe aq miqësore sa ajo mes djemve. Po thuajse të gjitha konkurrentet kanë më shumë se një bashkëlojtare aty brenda që nuk e durojnë dot. Kjo jo vetëm për sa i përket mospërputhjeve të mentaliteteve, por edhe për marrëdhëniet me djemtë.
Ajo që duket më e sulmuar në këtë pikë është Bertina. Olta është "armikja" që i ka dal hapur asaj, por edhe për të është e njëjta gjë. Duke paragjykuar lidhjen që vajza nga Delivina ka krijuar me Erionin, por edhe duke bërë ironi të vazhdueshme me të. Një tjetër person që nuk ka simpati për Bertinën është edhe Domenika, madje ajo është shprehur që nuk ka simpati jo vetëm për Bertinën, por edhe për Erionin. Në të njëjtin mendim me të është edhe Seldi.
*****************
Rezi i kërkon falje Edit!
Rezi, duke folur me Edin i ka thënë atij se nuk ka dashur ta lëndojë. Ai i ka bërë të ditur që ajo duhet t'i kishte thënë që fshihte një eufori të paparë për Jetmirin. Rezi i thotë që ajo e ka pëlqyer që në fillim Mirin dhe për hatër të Edit ka ndenjur një javë pa komunikuar me të. Ajo vazhdon më tej duke shtuar se Miri e konsideron shok shumë të mirë Edin, po ashtu dhe ajo. Ai i ka thënë që ka dëgjuar që Jetmiri e ka për aventurë Rezin, por ajo i thotë që ai i ka pohuar që e pëlqen dhe nuk ndihet fajtore se është lidhur me të, pasi po të mos e kishte bërë do të ishte penduar. Megjithatë, është shprehur që ajo di të kërkojë dhe falje dhe e ka bërë. Edi i ka thënë që ai do t'i shohë gjërat më ndryshe, por nuk i premton që do të ndryshojë njëqind për qind Si përfundim, ai e falënderon që ka ardhur të flasë me të dhe i ka uruar që gjërat të shkojnë mirë mes tyre.(Marre nga gazeta Shekulli)