| Ushtare profesioniste, tendenca e femrave |
|
|
|
risitë e metodës së re.Pedagogia tregon se numri i femrave që aplikojnë për t'u kualifikuar si ushtare profesioniste është i lartë, por jo të gjitha ato mund të sistemohen në ushtri, pasi ka një kuotë të përcaktuar në 12% të numrit total të ushtarëve profesionistë. Marsela Sinjari administron prej tre vitesh testin intelektual që iu nënshtrohen kandidatet femra dhe meshkuj për ushtar profesionistë. Çfarë metode përdoret për testimin teorik të kandidatëve për ushtarë profesionistë? Çdo aplikant që vjen për t'u rekrutuar si ushtar profesionist është i detyruar t'i nënshtrohet dy fazave të testimit. E para, është testi fizik dhe pjesa tjetër e testit është intelektuale dhe quhet testi i kualifikimit të kandidatëve për në forcat e armatosura. Testi njeh dy variante aplikimi, të gjatë dhe të shkurtuar. Ne aktualisht aplikojmë variantin e shkurtuar, por së shpejti do të aplikohet varianti i gjatë me nëntë pjesë A kanë dallime kandidatët që vijnë nga zona të tjera të vendit me ato që vijnë nga kryeqyteti? Dallimet ekzistojnë dhe mund të them që nuk janë lehtësisht të dukshme. Po të hysh të analizosh rezultatet normalisht që ka dallime, sepse edhe shkollat që kanë mbaruar kandidatët kanë dallime midis tyre. Personat që kanë një arsim të lartë apo kanë pasur rezultate të mira në gjimnaz, renditen të parët në klasifikimin përfundimtar. Dhe ne punojmë që personat që marrin pikët maksimale të futen në punë të parët. Aktualisht kemi rekrutuar 200 individë me arsim të lartë.
Unë do të thoja që interesi i femrave është i kënaqshëm, prurjet janë të mëdha. Problemi me kandidatet femra është se ne ato nuk mund t'i sistemojmë të gjitha në punë për shkak të kuotës së përcaktuar në ligj që ato kanë.
Meshkujt apo femrat arrijne rezultatet më të larta në teste?
******
Testi është i kompletuar në një mënyrë të tillë që ndahet në dy kontekste, matematikore dhe gjuhësore dhe gjithsej përmban 105 pyetje. Secila prej pyetjeve ka pikë të caktuara dhe në bazë të një formule nxjerrim rezultatin përfundimtar për secilin kandidat.
Powered by !JoomlaComment 3.26
3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < Prev | Next > |
|---|


EUR
USD 
0.593 %

Flet Marsela Sinjari, pedagogia që administron testin teorik të kandidatëve për ushtarë profesionistë. Testimi i kandidatëve për ushtarë profesionistë po bëhet me një metodë krejtësisht të re, ndryshe nga ajo që ishte në vitet e mëparshme. Marsela Sinjari, pedagogia e cila administron testin intelektual të kandidatëve për ushtarë profesionistë tregon në një intervistë për "Shekulli",