Bigelow, e para femër që merr Oskar për regjinë më të mirë
- Details
- Published on Monday, 08 March 2010 12:06
- Written by lypen
fituar 6 trofe mes të cilave edhe çmimin për montazhin, zërin dhe montazhin zanor. Filmi për Irakun përshkruan përpjekjet e ushtarëve amerikanë për neutralizimin e bombave dhe minave. Çmimin e aktores më të mirë e mori Sandra Bullock, vlerësim që i erdhi pasi më parë ishte cilësuar si aktorja më e keqe e vitit për filmin "All About Steve". Ajo iu drejtua audiencës me fjalët se ata që e vlerësuan nuk e kishin parë filmin, përndryshe nuk do e kishin cilësuar në atë mënyrë.
Bullock mori çmimin si aktorja më e mirë në filmin "The Blind side".
Aktori më i mirë mashkull u nderua Jeff Bridges protagonist në "Crazy heart", më parë fitues i Golden Globe.
Në kategorinë e aktorëve më të mirë jo protagonistë u renditën Mo'Nique, interpretues në "Precious", dhe Cristoph Waltz në filimin "Bastardi senza gloria".