Një hap drejt kinemasë së mirë

"Vizione bashkëkohore" dhe "Botë Ballkanike", që janë dy seksionet konkurruese, do të shpallen 10 ditë para hapjes së festivalit. Varfi thotë se nuk do të ketë asnjë film shqiptar në garë, por është menduar një seksion kushtuar të rinjve, që mendohet si një investim për kinemanë e të ardhmes në Shqipëri. I quajtur "Short Albanian Film Student", ky seksion është ndërtuar me prodhimet filmike të studentët të filmit në tri akademitë shqipfolëse të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë.


Për herë të parë hapet seksioni I Filmit Dokumentar, i profilizuar në dokumentarin portret. Sa për të përmendur: "O Lucky Malcolm" (2006) i Jan Harlanit, kushtuar aktorit Malcolm Mcdoëell; "Milos Forman: What doesn't kill you" (2009) i regjisorit Milos Smídmajer, apo dokumentari I fundit për Lord Bajron në Shqipëri me protagonist Rupert Evrett. Retrospektiva nga Arkivi i Filmit Shqiptar prezanton disa vepra me të cilat u bëhet homazh skenaristit Dhimitër Xhuvani dhe aktorit Agim Qirjaqi, që u ndan nga jeta këtë vitin e fundit.

 


Seksioni "Takime të afërta" i kushtohet kinemasë franceze dhe prezantimi me këtë kinema bëhet me të ftuar specialë dhe filma me sukses botëror. "La Vie en Rose" (2007) i regjisorit Oliver Dahan me të cilin hapet Festivali më 29 gusht. "Le père de mes enfants", 2009) i Mia Hansen-Løve.

 


Dhe projeksion i veçantë, baleti "Borëbardha" me koreografi të artistit me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj. Drejtoresha e festivalit, Anila Varfi, zbulon hollësi për të ftuarit, ngjarjet speciale të festivalit dhe ndihmën që ky edicion do t'i japë të rinjve shqiptarë. Amfiteatri i Durrësit pret dy femra të bukura të ekranit: aktoren franceze Fanny Ardant dhe protagonisten e filmit "Shamikuqja" Türkan Soray, e cila vjen me rastin e restaurimit të pelikulës së filmit që e bëri të njohur në vendin tonë në vitet shtatëdhjetë.Znj. Varfi, jemi përpara edicionit të tretë të Festivalit. Çfarë shënohet si ngjarje speciale?

 


Ky edicion, me seksionin e tij "Takime të afërta" sjell në fokus kinemanë dhe kulturën franceze. Kjo është arsyeja pse festivali hapet me "La Vie en Rose" (2007) të Oliver Dahan.

 


Vjen për herë të parë në pelikulë 35 mm. Në këtë seksion shfaqet jashtë "Le père de mes enfants", 2009 i Mia Hansen-Løve. Kemi të pranishëm në shfaqjen e filmit aktorin kryesor Louis-De Lencquesaing. Si shfaqje speciale në teatër vjen "Borëbardha" ("Blanche-Neige", 1984) me regji të Angjelin Preljocajt. Përveç bukurisë së filmit, kostumeve të realizuara nga Jean-Paul Gaultier, ndihemi krenarë që prezantohet regjia e artistit me origjinë shqiptare. Festivali i ka kushtuar rëndësi çdo vit artistëve që kanë kontribuar në kinematografinë shqiptare. Retrospektiva u kushtohet shkrimtarit dhe skenaristit Dhimitër Xhuvani dhe aktorit Agim Qirjaqi. Festivali u bën homazh, të dy u ndanë nga jeta këtë vit, dhe I nderon me çmime karriere. Kjo do të bëhet qysh në ceremoninë e hapjes.

 


Çfarë prurjesh kanë seksionet kryesore të konkurrimit? Shpallja e tyre do të bëhet pak vonë, siç e kërkon rregullorja e festivalit. Mund të them se do të jenë 10 filma në seksionin "Vizione bashkëkohore" dhe 7 në "Botë ballkanike". Dua të veçoj një sërë filmash që janë zgjedhur për tematikën shqiptare që trajtojnë ose për spunton që kanë marrë nga ndonjë motiv shqiptar. E kam fjalën për filmin shumë të komentuar

 


nga shqiptarët në botë "Dosja K." të regjisorit Jan Verheyen. Presim në Durrës ardhjen e një prej aktorëve protagonist, ndoshta edhe aktorin shqiptar Blerim Destani. Kujtoj se filmi "Hi dhe gjak" (2009) i aktores franceze Fanny Ardant, është bazuar në një nga veprat e shkrimtarit tonë, Ismail Kadare. Në seksionin e filmit Ballkanit prezantohet dhe e kemi të pranishëm në Durrës, regjisorin serb Srdjan Karanovic me filmin "Besa" (2009).

 


Por kemi edhe prurje shumë të mira nga kinemaja turke. Sa për të përmendur filmin "Kosmos" (2010) të Reha Erdem, shfaqur në Berlinalen e fundit. Këtë edicion hapim dy seksione tëreja me rëndësi për të ardhmen e festivalit:"Short Albanian Film Students"dhe Filmi Dokumentar.Ndalemi pak tek të rinjtë. Po kompensoni boshllëkun që festivali ka nga mungesa e filmit shqiptar?

 


"Short Albanian Film Students" fokusohet në punët e studentëve të Akademive shqipfolëse, të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Studentët ftohen të konkurrojnë dhe në të njëjtën kohë do të gjykojnë për punët e njëri-tjetrit. Mendohet që ata të jenë pjesë e një forumi dhe të ndajnë ide rreth cilësisë, regjisë, muzikës, të gjithë elementët përbërës të një filmi. Më 4 shtator, në ditën e fundit të festivalit votojnë hapur për filmat që janë në program. Ky seksion i është dedikuar tërësisht talenteve të reja dhe përpiqet të gjejë rrugën që ata të promovohen.

 


Studenti fitues në "Short Albanian Film Student" do të jetë i ftuar special në Forum Berlinale. Mendoni se prurjet e të rinjve do t'I përgjigjen këtij angazhimit tuaj pozitiv? Shpresoj që ta kuptojnë këtë mundësi. Është momenti më i mirë për të krijuar një trampolinë për seksionin e filmit të shkurtër shqiptar të studentëve.

 


Çfarë mund të zbuloni për të ftuarit? Është një kënaqësi e madhe dhe një ndihmë e madhe për Festivalin e Durrësit, që do të jetë e pranishme aktorja Fanny Ardant. Ndihemi të nderuar që ajo ka konfirmuar ardhjen e saj.

 


Do të përmendja për të gjithë dashamirësit e kinemasë emrin e një të ftuare të mrekullueshme, gruan e bukur që sjell kinemanë turke në Shqipëri, Türkan ªoray, protagonisten e filmit "Shamikuqja". Regjisori polak Krzysztof Zanussi vjen dhe vlerësohet me çmimin e karrierës që festivali i Durrësit jep për njëregjisor me kontribute në kinemanë evropiane. Ai do të zhvillojë një dialog me auditorin për karrierën e tij. Janë të fuar sërish Jan Harlan dhe Henning Lohner të cilët po na japin një ndihmë të çmuar për të rinjtë.

 


Ata do tbëjnë disa trajnime me studentët për regjinë, muzikën filmike dhe produksionin. Një tr
ajnim praktik, për kamerën dhe montazhin nga Katia De Vidas dhe për aktrimin nga Louis-De Lencquesaing. Siç e shihni, duam të bëjmë diçka për të rinjtë shqiptarë në fushën e kinemasë. Pjesëmarrja e publikut ka qenë një shqetësim në edicionet e kaluara. Çfarë keni menduar për ta fituar këtë publik?

 


Kërkojmë të bëjmë një luftë, apo një përpjekje publicitare përmes partnerëve tanë mediatikë sa më shumë të mundemi për të rritur numrin e pjesëmarrësve. Për të gjithë dashamirësit e kinemasë që jetojnë në Tiranë do të ketë në shërbim një autobus me një orar të caktuar për t'i sjellë në Durrës. Ka filluar të ketë një frymë kundër festivaleve të filmit, ndoshta me të drejtë.

 


Vërtet që Festivali i Durrësit po shënon një rritje: e tregon struktura, programi, të ftuarit, investimi për të rinjtë. Por çfarë i garanton atij të ardhme të qëndrueshme? Festivalet në Shqipëri duhet të rriten profesionalisht. Mendoj se këtu qëndron gjithë problemi. Këtë vit Festivalit i Durrësit ka hedhur një hap tjetër dhe jo më larg se pesë vite ne premtojmë të jetë në guidën e festivaleve ndërkombëtare.

 


Ç'qëndrim kanë mbajtur këtë vit institucionet shtetërore? Ministria e Kulturës mbështet për herë të parë festivalin, pavarësisht se mbështetja është modeste, 1.500.000 lekë. Ajo mbështet çmimin e madh evropian, çmimin ballkanik dhe çmimin për studentët.

 


Qendra Kombëtare Kinematografike e mbështet festivalin, edhe ajo me një vlerë modeste, prej 2.200.000 lekë. Por dhurata nuk gjykohet. Kemi edhe mbështetjen vendore e Bashkisë së Durrësit.

 


EDITH PIAF


Është filmi "La Vie en Rose" që mban titullin e këngës së famshme të Edith Piafit, që hap festivalin e Durrësit. Ky film i kushtohet asaj, artistes së madhe frënge të shekullit të kaluar që pati jetë të jashtëzakontë. Portretizimin e Piafit, regjisori Olivier Dahan ia besoi aktores Marion Cotillard dhe loja e saj u vlerësua më 2008 me çmimet më të mëdha të mundshme për një aktore: Oscar, BAFTA, César dhe Golden Globe (Marre nga Gazeta Shekull)