Hakerët ofrojnë 30 mijë euro për “Nokia 1100”

gjerman Bohum, ka të ashtuquajturin gabim fabrike, i cili mundëson kapjen e transaksioneve bankare dhe tërheqjen e parave nga bankomati. Në fakt, “Nokia 1100” ka dalë në treg që në vitin 2003 dhe është telefoni celular më i shitur në botë, pasi që është shitur në mbi 200 milionë njësi. Ekspertët evropianë dhe botërorë që para dy vjetëve kanë paralajmëruar publikisht për rrezikun që sjellë “Nokia 1100” dhe atë modelet rh 15, 16, 17 dhe 18.


Gjithë situatën e shpjegon e dhëna e publikuar nga mediet gjermane, se në internet çmimi i telefonit celular “Nokia 1100” të prodhuar në Bohum ka arritur çmimin e pabesueshëm prej 30 mijë euro. (Marre nga Koha.net)