Newsweek: Shqipëria ndër 100 vendet më më të mira në botë
- Details
- Published on Thursday, 19 August 2010 02:42
- Written by lypen
dhe ambienti politik. Në renditjen e përgjithshme të klasifikimit: "Vendet më të Mira të Botës", për herë të parë në historinë e saj Shqipëria renditet e 57 ta, me 62,56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara. Sipas revistës amerikane Newsweek, që botohet në më shumë se 50 gjuhë të botës, Shqipëria në edukim ndodhet në vendin e 50-të me 81.02 pikë, në shëndetësi e 52-ta me 71.02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-ta me 67.92 pikë, për dinamizmin ekonomik klasifikohet në vend të 81-të me 34.09 pikë dhe për mjedisin politik renditet në vendin e 56-të me 58.7 pikë. Sipas Newsweek, thuhet se sot në Shqipëri, gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar. Pavarësisht se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të varfra të botës, mosha mesatare e jetës ka shkuar 78 vjeç për burrat dhe 81 për gratë. Nga të lartat në botë, ku sipas një statistike serioze, jetëgjatësia e gjermanëve është 79 vjeç. Ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor përpara Shqipërisë ndodhet vetëm Kroacia, përkatësisht në vend të 26-të, ndërsa Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë. Shteti më i mirë duke u bazuar në një mesatare të pesë kritereve në fjalë, është vlerësuar Finlanda, Zvicra e dyta, Suedia e treta, Australia e katërta, Luxemburgu i pesti, Norvegjia e gjashta, Kanadaja dhe Hollanda në vend të tetë, Japonia e nënta, Danimarka e dhjeta, ndërsa SHBA-të janë në vendin e 11-të dhe Gjermania në të dymbëdhjetin. Shtetet e fundit të kësaj liste janë Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso. (Marre nga koha.net)