Translate This Website

Kerko



Syndicate

Sections

Temperatura aktuale ne:

Tirane  17 °C
New York  27 °C
London  14 °C
Milan  17 °C
Berlin  13 °C
Paris  13 °C
Amsterdam  13 °C
Tokyo  26 °C

Identifikimi

"Volare" k Print E-mail
Domeniko Modunjo"Volare" do të thotë realizimi i një ëndrre. Kënga e famshme italiane, fituese e festivalit të Sanremos, e përkthyer në të gjitha gjuhët e botës, bën 50 vjeç. Fluturimi mes kaltërsive nuk ka qenë edhe aq i thjeshtë për autorët e këngës Domenico Modugno dhe Franco Migliacci. Edhe sot në studiot e artistëve ruhen shumë variante të këngës deri sa u arrit në atë fitues. Pas këmbënguljes së Modugnos, Migliacci shkruan një tekst.

Nuk e kishte provuar më parë, deri në momentin kur zgjohet nga gjumi me një ide fikse. Shkon për të parë me vëmendje afishet e Chagall-it dhe duke i bashkangjitur fluturimin e ëndrrës që kishte parë shkruan rreshtat e parë: "Nel blu dipinto di blu, volavo nel cielo blu". Modugno e nuhati menjëherë që ishte një ide e madhe dhe i thotë: "Më pëlqen, më pëlqen shumë!" dhe punuan mbi të me ditë të tëra. Në fillim kënga titullohej "Sogni in blu" dhe teksti ndryshon shumë prej atij të sotmit. Hap pas hapi u arrit në këngën që këndohet tash 50 vjet. Askujt nuk ia merrte mendja suksesin që do të sillte, madje as Modugno nuk ishte i bindur në donte ta këndonte. Donin ta çonin në Sanremo, por të kënduar nga dikush tjetër, por kënga dukej e paarritshme, absurde, kështu që ai ishte i vetmi që mund ta këndonte. Më pas historia është ajo që dihet. Në festivalin e vitit 1958 kënga hapi një dritare në një botë, që deri atëherë vetëm mund të ëndërrohej.

Marre nga Gazeta Shekulli

Comments
Add New Search
Write comment
Name:
Email:
 
Title:
UBBCode:
[b] [i] [u] [url] [quote] [code] [img] 
 
 
:angry::0:confused::cheer:B):evil::silly::dry::lol::kiss::D:pinch:
:(:shock::X:side::):P:unsure::woohoo::huh::whistle:;):s
:!::?::idea::arrow:
 
Please input the anti-spam code that you can read in the image.

3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

Tags: Domeniko Modunjo,
Click to add your tags...,
 
< Prev   Next >
Humor - Bingo Behar Mera Rita LatiHumor - Treshi persheshi Cima, Leci e Qumili Televizori 1992Humor - Leci te Mulla CimaHumor, kenge - Gezuar me Qumilin 2008(pjesa1)Film - Njeriu me TopHumor - Leci katundar dhe Cima Kuller Hidden Camera Park - Kamera e Fshet