 Me rastin e 1 prillit "The Guardian", gazeta e Londrës ka dhënë lajmërimin se Gordon Brown kryeminstri britanik ka vendosur për të punësuar Karla Bruni-Sarkozy si ministre te stilit, për ti dhënë një zhvillim glamour jetës së përditshme të bashkëqytetarëve të saj. Lajmi në një artikull të gjatë i firmosur nga Avril de Poisson ose ndryshe Peshk Prilli me titullin "Thërrasin Karlën. Broën punëson Zonjën e parë për ti dhënë stil Britanisë së madhe".
Sipas gazetës kreu i Laburistëve deklaron se: "Shijet e mira dhe të sofistikuara të kontinentit duhet të jenë një e drejtë themelore për të gjithë". The Guardian shkruan gjithashtu se Broën do të njoftojë zyrtarisht emërimin e Gruas së Nicolas Sarkozy nesër në Londër. Ish-topmodelja italiane do të transferohet në Londër për tre muaj për të pasur programin e saj, sipas një ndihmësi të Braën sic citohet nga ai që ka shkruar artikullin me rastin e 1 prillit.
Marre nga Gazeta SHekulli
|