|
Thandie Newton si Condoleezza Rice n |
|
|
|
Tuesday, 08 April 2008 |
 Ndonëse ende nuk ka mbaruar mandati i presidentit aktual amerikan George Bush, regjisori Oliver Stone ka në plan të xhirojë filmin me titullin “W”. Pas përzgjedhjes së aktorëve të cilët do të luajnë rolet e familjes së parë amerikane, është ndarë edhe një rol. Kësisoj, në rolin e sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, do të paraqitet Thandie Newton. Kryetarin Bush do ta portretizojë aktori Josh Brolin, ndërkaq James Cromwell do të paraqitet në rolin e Bushit plak.
Elizabeth Banks dhe Ellen Burstyn do të luajnë në rolin e Laura, respektivisht Barbara Bush. (Marre nga Gazeta Koha Ditore)
|